Gruaja josh ish-të dashurën e burrit drejt vdekjes, me porosinë e rreme për pica

02/12/2020 19:43

Erica Stefanko është burgosur dje si bashke-autore e vrasjes së Ashley Biggs, pasi e thirri të vinte në një parkim makinash, duke bërë një porosi të rreme për pica.

Ashley Biggs u mbyt në SHBA, në pritën që iu bë nga ish-partneri i saj, teksa po dërgonte në destiancion një porosi të rreme ai bashke me gruan, ata kishin bërë për ta futur në kurth.

Vajza e ndjerë punonte si shpërndarëse me kompaninë Domino’s Pizza kur ish-partneri i saj Chad Cobb dhe gruaja e tij Erica Stefanko realizuan komplotin e vrasjes.

Në vitin 2012, pas marrjes së porosisë telefonike nga Stefanko, viktima mbërriti në ndërtesën e vjetër ku ishte kërkuar ushqimi.

Në kohën e vdekjes së saj, 25 vjeçarja Biggs ishte e përfshirë në një beteje ligjore për kujdestarinsë e fëmijës që kishte me Cobb, u tha në gjykatë.

Dje Stefanko u shpall fajtore për vrasje dhe vrasje në kushte të rënduara.

Stefanko, tashmë 37 vjece, kishte përdorur një emër të rremë për të bërë porosinë kurse Cobb priste në parking me një pistoletë elektrike dhe me litarin që përdori për të mbytur ish-të dashurën.

Trupi i Biggs, e cila kishte shërbyer në ushtrinë e SHBA u gjet më vonë në një fushë në Wayne, Ohio, afër shtëpisë së prindërve të saj.

Një vit më vonë, asokohe 30 vjeçari Cobb, u shpall fajtor për pengmarrje dhe për vrasje.

Ndërkohë u deshën më shumë se shtatë vjet që Stefanko, tashmë e divorcuar nga Cobb, të përballej me drejtësinë.

Ajo u arrestua kur nëna e Cobb, Cindee zbuloi rolin e saj në vrasje.

Në një bisedë me ish-vjerrën Stefanko kishte thënë, sipas mediave lokale: “Sa herë që dëgjoj një sirenë policie trembem se kanë ardhur për mua. Unë bëra pjesën time. Kam bërë saktësisht atë që më thanë të bëj.”

Prokurorët pranonin se ajo nuk kishte qenë me Biggs kur ai kreu vrasjen, por e kishte çuar ate me makinë në shtëpi pasi kishin braktisur makinën e viktimës.

Prokurorja Felicia Easter tha: “Provat dhe dëshmitë tregojnë se ajo ka qenë pjesë e vrasjes nga fillimi deri në fund. Sot më shumë se shtatë vjet vrasjes brutale, po bëhet drejtësia për Ashley Biggs. Falenderoj jurinë për ekzaminoi provat dhe përcaktoi fajësinë e Erica Stefanko për vrasjen e Ashley”.

FOTO GALERI
1/5
Erica Stefanko është burgosur dje si bashke-autore e vrasjes pasi e thirri viktimen bërë një porosi të rreme për pica.

Top Channel