Burri mysliman terrorizon Britaninë, godet me thikë në qafë dy gra (Foto)

02/12/2020 15:58

Dy gra u goditën me thikë në një dyqan veshjesh në Angli, në ditën e parë që britanikët ju rikthyen normalitetit, pas disa javësh në izolim.

Mediat britanike shkruajnë se është vënë në pranga një 57-vjeçar, i cili dyshohet se ka goditur me thikë gratë në Burnley, rreth orës 9.30 të mëngjesit.

Ato u dërguan me urgjencë në spital me dëmtime serioze, por jashtë rrezikut për jetën. Pamjet e publikuara tregojnë një burrë me maskë, i cili është arrestuar nga oficerët jashtë dyqanit “Marks & Spencer” këtë mëngjes.

Dëshmitarët pretenduan se njëra nga gratë ishte goditur me thikë në qafë gjatë sulmit, por kjo nuk është konfirmuar ende. Policia e Lancashire tha se një thikë u gjet në vendin e ngjarjes, duke shtuar se nuk dyshohet për ndonjë sulm terrorist.

FOTO GALERI
2/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA