Zjarr në Kolumbi, 2 të vdekur dhe 320 familje mbesin pa shtëpi

01/12/2020 10:13

Dy persona kanë humbur jetën dhe 320 familje kanë mbetur pa shtëpi në zjarrin që ka përfshirë 3 blloqe të shtëpive me dru në lagjen ku jetojnë familjet me të ardhura të ulëta në rajonin administrativ Choco në perëndim të Kolumbisë, vendit të Amerikës Jugore.

Sipas lajmit në shtypin lokal, zjarri shpërtheu në 3 blloqe të shtëpive me dru ku jetonin më shumë familje me të ardhura të ulëta në qytetin Riosucio në rajonin Choco.

Si pasojë e zjarrit u dogjën më shumë se 70 shtëpi druri, ndërsa humbën jetën dy persona dhe 320 familje mbetën pa shtëpi.

Në pamjet e publikuara në median sociale vërehet që banorët përpiqen të shuajnë zjarrin.

Top Channel