Aktorët e kësaj skeme janë biznesmen të fuqishëm të kohës, stafe drejtuese të bankave të nivelit të dytë, komitete të miratimit të kredive në bankat e nivelit të dytë. Le të themi që zinxhiri i ngjarjeve ishte shumë i thjeshtë.
Biznesmeni ofrohej për të marrë një kredi. Paraqiste kolateral i cili në vetvete trukohej, sepse nuk kishte vlerën reale për të cilën ai deklarohej.
Miratohej kredia dhe ajo bëhej në kushte të qarta korrupsioni, paguheshin antarët e bordit me një pjesë të kredisë dhe pjesa tjetër e lekëve iknin.
Aq e famshme u bë formula sa që filloi edhe shitja e aseteve. Pra, ti kishe një shtëpi doje ta shisje dhe nuk e shisje dot..cfarë bëje shkoje në bankë e vije kolateral dhe merrje një kredi. Nuk e shlyeje kredinë banka merrte shtëpinë dhe ja ku e shite shtëpinë” u shpreh Panajot Soko, ekspert ekonomie.
Të gjithë ata që morën kredi më pas, paguan interesa më të larta, për të shlyer të gjithë atë vjedhje që u krye. Ndërkohë që askush nuk mbajti përgjegjësi.
Prokuroria duhet të ndërhynte në atë moment, pasi ndodhi gjithë ai transferim kapitali. Nga xhepat e qytetarëve të vegjël e të thjeshtë, te xhepat e biznesmenëve dhe drejtorëve, nuk u hap asnjë hetim nga prokuroria. Ishin 1.1 miliardë euro të vjedhura dhe çuditërisht prokuroria nuk lëvizi asnjë gisht.
Pas të gjithë kësaj ngjarje, prej të cilës përfituan një grusht njerzish, ndryshoi legjislacioni për ligjin e falimentit dhe përmbaruesin privat.
“Një nga kolaonat e masave për uljen e kredive me probleme ishte edhe përmirësimi I kuadrit ligjor që lidhet me mbledhjene e detyrimeve dhe ekzekutimin e kolateralit. Pra u ndryshua Kodi Civil, Ligji për përmbarimin dhe besoj se këto masa dhanë disa efekte positive. Kryesisht këto praktika janë marrë nga eksperiencat më të mira. Por të gjithë e dimë që problemi qëndron te shkalla e zabtimit të tyre” u shpreh Ersuin Shehu, gazetar ekonomie.
Emisioni i plotë:
Top Channel