Rreziku i vetëvrasjeve të të prekurve me COVID lidhet me hidroksiklorinën

01/12/2020 15:01
Foto ilustruese

Përdorimi i klorinës apo hidroksikorinës, ilaçe të përdorur kundër covid 19 mbi të gjitha në fazat e para të emergjencës mund të shkaktojë çrregullime psikiatrike dhe sjellje të lidhura me vetëvrasjen.

Ajo që lëshon paralajmërimin është agjencia evropiane e ilaçeve pasi ka bërë një rishikim të të gjitha të dhënave të disponueshme mbi efektet anësore të ilaçit.

Rishikimi, lexohet në portalin e entit rregullator evropian, ka nisur në maj 2020, pasi agjencia ishte informuar nga agjencia spanjolle e ilaçeve për gjashtë raste të çrregullimeve psikiatrike tek pacientë me covid të cilëve i ishin dhënë doza hidroksiklorinë më të mëdha nga ato të autorizuara.

Top Channel