“Pandemi”, fjala e vitit/ Zgjidhet nga kompanitë e fjalorëve

01/12/2020 12:10

Për të parën herë, dy kompani fjalorësh amerikane, përzgjodhën të njëjtën fjalë si “fjalën e tre të vitit” dhe ajo është, Pandemi.

Merriam-Webster dhe Dictionary.com kanë bërë përzgjedhjet e tyre pasi Oxford Languages, lëshoi një raport me 16 faqe ku thuhej se një numër termash dikur të specializuar kishin hyrë në përdorim të gjerë gjatë krizës së covid 19. Sfidat e 2020, tha Ocford Languages, “sollën një emergjencë të re për rolin e leksikografit. Thuajse në kohë reale, leksikografët mundën të monitoronin dhe analizonin ndryshimet sizmike në të dhënat gjuhësore dhe rritjen e menjëhershme të përdorimit të shprehjeve të reja”. Për shkak se pandemia e koronavirusit solli një mori ndryshimesh gjuhësore, raporti thotë se 2020 është një vit që nuk mund të lidhet me një fjalë të vetme të vitit. Merriam-Webster dhe Dictionary.com nuk ishin në një mendje edhe pse edhe ata nënvizuan ndryshimin e madh.

Sipas Dictionary.com, kërkimet për fjalën pandemi janë rritur me më shumë se 13500 për qind nga 11 marsi, dita kur OBSh shpalli emergjencën globale shëndetësore. Muaj pas muaji, kërkimet për fjalën pandemi, janë rritur me më shumë se 1 mijë për qind. Ndërsa në Merriam Webster.com, kërkimet për fjalën pandemi më 11 mars, ishin 115806 për qind më të larta në krahasim me një ditë më parë. Pandemi, një fjalë me rrënjë në gjuhën latine dhe greke, është një kombinim i “pan” – të gjithë, dhe “demos” për njerëz apo popullata. Kjo e fundit madje, sic vërejnë ekspertët, është edhe rrënja e fjalës demokraci. Fjala pandemi, daton që nga mesi i viteve 1600 dhe është përdorur fillimisht në kuptimin e “universal” dhe më specifikisht për sëmundjet në një tekst mjekësor në vitet 1660, pas shpërthimit të mortajës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA