25/11 20:42
Një familje në Rusi është shuar nga Covid-19 për pak ditë. Një çift dhe një vajzë shtatzënë janë infektuar me koronavirus, por doktorët kanë arritur ta shpëtojnë vetëm një foshnjë.
Sipas mediave, një 64-vjeçar dhe gruaja e tij 61-vjeçare, bashkë me vajzën 36-vjeçare, kanë vdekur pas infektimit me Covid-19. Svetlana Sorochinskaya, 36 vjeçe vdiq menjëherë pasi solli në jetë fëmijën.
Sipas të afërmve të familjes, 64-vjeçari ka pasur një operacion në zemër, ndërsa dyshohet se gruaja dhe vajza janë infektuar gjatë vizitave në spital.
Më 5 nëntor e gjithë familja ka vdekur. Autoritetet në Petersburg do të marrin kujdestarinë për foshnjën, ndërkaq raportohet se një kushëri dëshiron ta adoptojë atë.
Top Channel