“E bukura Amerikë”/ Zbukurohet Shtëpia e Bardhë

01/12/2020 12:41

“E bukura Amerikë,” kjo është tema e zbukurimeve të Krishtlindjes këtë vit në Shtëpinë e Bardhë. Melania Trump thotë se tema u zgjodh për të shpalosur “madhështinë“ e Shteteve të Bashkuara.

Zbukurimet në pemën e Krishtlindjes që është vendosur në Dhomën Blu të Shtëpisë së Bardhë, një bredh i sjellë nga Shepherdstaun i Virxhinias Perëndimore, u krijuan nga nxënës në të gjithë vendin. Punonjësit e shërbimeve jetike që përballen përditë me pandeminë që ka vrarë mbi 260,000 vetë në Shtetet e Bashkuara, nderohen me një pemë të vendosur dhe zbukuruar në Dhomën e Kuqe.

Një maket i Shtëpisë së Bardhë i bërë i tëri prej biskote, çokollate dhe kremi, me peshë prej 181 kg, për herë të parë përfshin edhe kopshtin e trëndafilave, i cili kohët e fundit u rregullua me nismën e Melania Trump dhe tani mban emrin Kopshti i Zonjave të Para. Vullnetarë nga i gjithë vendi kanë ndihmuar për zbukurimin e Shtëpisë së Bardhë pas Ditës së Falenderimeve, kur filluan të vendosen 62 bredhat, 106 kurorat zbukuruese, mbi 366 metra shirita festivë dhe mbi 3200 llampa.

Shtëpia e Bardhë ftoi gazetarët të hënën të vizitonin mjediset e zbukuruara për Krishtlindje. Kjo është Krishtlindja e fundit që familja Trump do të kalojë në Shtëpinë e Bardhë, megjithëse Presidenti Trump vazhdon të këmbëngulë, megjithë faktet e shumta që dëshmojnë të kundërtën, se ka fituar në zgjedhjet e nëntorit. Presidenti i zgjedhur Joe Biden dhe nënpresidentja e zgjedhur Kamala Harris do të bëjnë betimin më 20 janar.

FOTO GALERI
1/8
The Red Room of the White House is decorated during the 2020 Christmas preview, Monday, Nov. 30, 2020, in Washington. (AP Photo/Patrick Semansky)

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA