Apliklacioni  i videokonferencave, Zoom, rritje më e madhe nga parashikimet

01/12/2020 15:22

Kompania e videokonferencave Zoom, tha se shitjet e përvitshme të tij do të ishin akoma më të larta nga sa priteshin pasi pandemia ka rritur kërkesën për softwerin e tij.

Kompania kaliforniane tha se të ardhurat mund të shkojnë në më shumë se 2.5 miliardë, më shumë se dyfishi i atyre të parashikuara në mars. Parashikimi vjen ndërsa Zoom, dikur një emër jo fort i njohur në botën e teknologjisë, doli në pah gjatë pandemisë.

Miliona njerëz iu kthyen aplikacionit për tu lidhur me miq dhe familjarë, për të mësuar dhe biseduar me kolegët.

Themeluesi i Zoom dhe shefi ekzekutiv i kompanisë, Eric Yuan, tha se kompania po konvertonte gjithnjë e më shumë biznese për të lehtësuar klientët ndërsa ata adaptohen me një botë të re të punës nga kudo.

Në fund të tetorit, Zoom kishte afro 434 mijë klientë biznesi që kishin më shumë se 10 punonjës, një rritje me rreth 485 për qind nga e njëjta periudhë e një viti më parë. E gjithë kjo ka cuar në rritjen e të ardhurave dhe fitimeve dhe kanë bërë që aksionet e kompanisë të rriten në bursa.

E ndërkohë drejtuesit e kompanisë janë optimistë pasi parashikojnë që pavarësisht se shumë biznese të vogla dhe individë që përdorin zoomin do të largohen nga platforma pasi jeta të kthehet në normalitet, puna në distancë do të mbetet më e zakonshme se ç’ishte më parë. Tendenca e punës në distancë – thonë ata, është këtu për të qëndruar dhe për sa kohë që ndodh kjo, ne do të jemi të kërkuar.

Top Channel