Udhëzimet për festa dhe masat anti Covid/ Plan evropian për fundvitin

30/11/2020 16:10

Kryeparlamentari i Serbisë, Ivica Daçiç ka sulmuar Bullgarinë dhe Maqedoninë, të cilët së fundmi po arrijnë një marrëveshje për të mbyllur problemet mes vetes.

Serbia, ka qenë një shtet që ka ndikuar shpesh në problemet politike të Maqedonisë, ku ka edhe një pakicë të vogël kombëtare.

Por ajo që është më e rëndësishme në këtë vend, është rritja e influencës së Sofjes në Ballkanin Perëndimor, çka shikohet gjithmonë me sy të keq nga Serbia.

Bullgaria, një shtet që ka njohur nga të parët pavarësinë e Shqipërisë në vitin 1912, është gjithashtu vendi i pestë që ka njohur pavarësinë e Kosovës në 2008-n. Sofja ka qenë gjithmonë në gjatësi të ndryshme vale me Beogradin.

Daçiç, tha  se Kryeministri i Maqedonisë Veriore, Zoran Zaev, nuk është një injorant politik dhe se ai e di se deklaratat e tij të fundit në lidhje me Bullgarinë nuk janë të vërteta, por që i duhet pëlqimi i Sofjes për të filluar negociatat e anëtarësimit në BE. Në një intervistë televizive, Daçiç tha se pikëpyetja është se sa larg do të shkojë Zaev qasjen pro bullgare.

Kryeparlamentari serb reagoi ndaj deklaratës së Zaev se Jugosllavia ishte fajtore për ndarjen e Maqedonisë nga Bullgaria dhe se kishte një administratë bullgare në atë vend gjatë Luftës së Dytë Botërore.

“Pse e cilësoni okupimin bullgar si administratë. Bullgarët ishin në anën e Gjermanisë naziste të Hitlerit dhe ne nga jugu e dimë sa të rënda ishin krimet bullgare. Ata po pështyjnë në luftën e tyre antifashiste. Këtu nuk është më Jugosllavia, çfarë po prisni. të etur për të përqafuar, ata nuk do të presin për vitin 2020”, tha Daçiç.

Kryeparlamentari serb shtoi se nuk do të donte që askush të mendonte se ai pendohej për Jugosllavinë, për të cilën deklaroi se dita kur u krijua ajo, ishte një ditë e pafat për popullin serb./Gazeta Shqip

Top Channel