Një meteor i shndritshëm është parë të përshkojë qiellin në një zonë të gjerë të Japonisë duke tërhequr vëmendjen e televizioneve dhe mediave sociale.
Meteori shndrinte ndërsa binte me shpejtësi përmes atmosferës së Tokës. Shumë njerëz në Japoninë perëndimore e raportuan në median sociale imazhin e rrallë.
Televizioni publik NHK në Japoni tha se kamerat e tij në prefekturat qendrore të Aichit, Mies dhe zona të tjera kishin mundur të fiksonin lëmshin e zjarrit në qiellin jugor. Një kamera në portin Nagoya po ashtu tregonte meteorin që shndrinte si një hënë e plotë, ndërsa i afrohej Tokës.
Disa ekspertë thonë se fragmente të vogla të meteorit mund të kenë arritur në Tokë, por pa mundur të lokalizojnë vendet e rënies së tyre.
Top Channel