Një herë në 800 vjet/ Ndodh fenomeni i rrallë planetar

30/11/2020 21:59

Bota së shpejti do të shohë një fenomen planetar që nuk ka ndodhur në 800 vjet. Në 21 dhjetor, data e solsticit të dimrit, Jupiteri, planeti më i madh në sistemin tonë diellor dhe Saturni, i dyti për nga madhësia, do të rreshtohen në mënyrë perfekte në qiellin e natës, aq sa do të duken si një planet i dyfishtë.

Do të jenë aq afër, thotë Fox News, saqë do të duken sikur preken. Kjo do të jetë e parë që prej 4 marsit 1226, që këto dy planete do të jenë kaq afër njëri-tjetrit.

“Si Jupiteri, ashtu edhe Saturni janë shfaqur qartë në qiell përgjatë pjesës më të madhe të vitit, dhe super afrimin e tyre e presim pas mesit të dhjetorit”, tha NASA.

“Sigurohuni që ta shikoni, sepse është diçka vërtet e rrallë”, shtoi ajo.  Kur trupat qiellorë rreshtohen, quhet bashkim, por meqenëse ky përfshin dy gjigantët më të mëdhenj të gazte të sistemit tonë diellor, ai njihet si “bashkimi i madh”. Por ndonëse të dy planetët do të duken afër njëri-tjetrit, distance mes tyre në të vërtetë do të jetë mbi katër herë më e madhe se ajo mes Tokës dhe Diellit.

FOTO GALERI
1/11

Top Channel