Presidenti i SHBA paralajmëron një sulm masiv ndaj Iranit, Trump: Jemi gati, jam pranë një vendimi 23/07 21:35
Kryeministri i Kroacisë Andrej Plankoviç është infektuar me koronavirusin e ri dhe ndodhet në vetizolim.
“Me rekomandimin e një epidemiologu, Plenkoviç kreu një ri-test për praninë e koronavirusit të hënën dhe rezultati ishte pozitiv,” njoftoi qeveria.
“Kryeministri u urdhërua më parë një masë epidemiologjike e vetizolimit. Kështu që tani ai do të qëndrojë i izoluar për 10 ditë,” thuhet më tej në njoftim.
Plenkoviç aktualisht po ndihet mirë dhe vazhdon të kryejë aktivitetet dhe detyrimet e tij nga shtëpia.
Top Channel