Italia nuk gjen paqe, vijon të regjistrojë qindra viktima nga koronavirusi, ja bilanci i 24 orëve të fundit

30/11/2020 18:15

Italia vijon të regjistrojë shifra dramatike të viktimave nga koronavirusi. Sipas autoriteteve, gjatë 24 orëve të fundit, në vendin fqinj kanë humbur jetën 672 persona.

Vihet re një ulje e infeksioneve të reja, edhe pse shifrat vijojnë të jenë dramatike.

Konkretisht, gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 16377 persona të infektuar me COVID.

Top Channel