Një i ri shqiptar ka humbur jetën në mënyrë tragjike në një aksident në Itali. Aksidenti i rëndë ndodhi pasditen e së dielës në Argenta, ndërsa viktima është identifikuar si Gevis Muhaj 22 vjeç.

I riu shqiptar ishte me profesion mekanik dhe punonte në një kompani, ndërsa ishte duke udhëtuar me makinë për në shtëpi, kur ai humbi kontrollin e mjetit dhe u përplas me një pemë. Përplasja e makinës tip “Ford Fiesta” me pemën ishte e fortë duke i shkaktuar 22-vjeçarit vdekjen e menjëhershme.

Pavarësisht se në vendin e ngjarjes mbërritën ambulancat, Gevis Muhaj nuk arriti të mbijetonte. Madje trupi i tij i pajetë u nxor me vështirësi nga makina me anë të forcave zjarrfikëse. Policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit që i mori jetën shqiptarit.

FOTO GALERI
2/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA