Helikopteri rus kryen lëvizje të pabesueshme në manovrat stërvitore (video)

30/11/2020 19:04

Ministria ruse e mbrojtjes ka publikuar së fundmi një video të helikopterit luftarak Ka-52 ‘Alligator’ gjatë një kursi stërvitjeje akrobatike, ku mjeti shihet në rrotullime dhe lëvizje të komplikuara, vetëm disa metra mbi tokë.

Pamjet e publikuara nga Zvezda tregonin mjetin luftarak që kryente manovra të vështira në pistën e mbuluar me dëborë, në Lindjen e Largët të Rusisë.

Në koment thuhet se duke fluturuar në lartësi të vogël, piloti i ‘luftanijes ajrore’ bënte rrotullime duke ruajtur objektivin armik në shënjestrën e armatimeve të tij, madje duke kryer ngritje të shpejtë së prapthi, cka mund ta kryejë vetëm Ka-52, thuhet më tej.
Në stërvitje të tilla, pilotët mësojnë sesi të kryejnë misione në mot të keq, raporton Zvezda TV.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel