Pas përfundimit të mandatit në krye të SPAK dhe marrjes së detyrave të reja në këtë Prokurori, sot Altin Dumani merr ‘dritë jeshile’ për një tjetër rol
Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së hënës një laborator në Shkodër i cili ka fituar tenderin për monitorimin e cilësisë së ujit të pijshëm, por analizat i ka kryer pa marrë mostër.
Fiksi siguroi dokumente dhe fakte që vërtetuan se laboratori raportonte që ka marrë mostrën në 5 shtator, ndërkohë që sipas dokumentave analizimi ka nisur në 3 shtator. Pra pa u marrë mostra e ujit ka filluar analizimi i tij.
Kjo ka ndodhur në institucionin e Ujësjellës Kanalizimeve Shkodër, i cili ka lidhur një kontratë për monitorimin e cilësisë së ujit të pijshëm, me ECM studio ,duke u bazuar në tre stacione pompimi, në Dobraç, Bahçallëk dhe Trush. Këto analiza ky laborator nuk i kryen të gjitha ndaj sipas UKSH ekziston një kontratë e ECM me një laborator në Podgoricë.
Ujësjellësi Shkodër në datë 28 korrik ka nxjerrë një urdhër prokurorimi për zhvillimin e një tenderi që do bënte të mundur monitorimin e cilësisë së ujit. Fitues për këtë tenderim u shpall laboratori ECM me ofertën më të ulët. Kontrata nëpërmjet ujësjellësit dhe laboratorit u nënshkrua në datën 11 gusht 2020 me një vlerë prej 390.000 lekësh e cila me tvsh shkon 468.000 lekë. Gjithashtu në këtë kontratë është theksuar se monitorimi i cilisë së ujit duhet të kryhet nëpërmjet metodës ISO që përcaktohet në VKM e datës 25.05.2016. Ndërkohë në dokumentat e dorëzuara pranë ujësjellësit, laboratori ECM thotë se pjesën më të madhe të analizave e ka kryer në Podgoricë me laboratorin CETI.
Gazetarët e Fiksit kërkuan kontratën e lidhur mes dy laboratorëve, por kjo kontratë mungonte tek UKSH. Juristët thonë se për arsye se kontrata është shumë voluminoze dhe përmban 200 faqe të shkruara nuk e kanë mbajtur. Juristët pavarësisht se premtuan që do e marrin kontratën dhe do ua vinin në dispozicion Fiksit nuk e bënë, dhe justifikimi mbetet po i njëjti, volumi i madh prej 200 faqesh. Gazetarët e Fiksit nga dokumentat që ju vunë në dispozicion nga ujësjellësi vërejtën se raporti i hartuar nga laboratori ECM tregon se për analizimin e cilësisë së ujit mostra është marrë në datën 05.09.2020 . Po nga këto dokumenta laboratori nënkontraktor CETI ka kryer analizimin e cilësisë së ujit në 03.09.2020 . Pra edhe pse ende nuk ishte marrë mostra e ujit analizimi i tij kishte filluar duke vënë në pikëpyetje të gjithë monitorimin e cilësisë së ujit. Edhe pse në VKM janë përfshirë shumica e medotave të monitorimit, nga ky laborator nuk është respektuar asnjë metodë.
Top Channel