Dokumentet zbulojnë planet e BE për ndalimin e makinave në distancë

30/11/2020 21:13

Disa dokumente të publikuara së fundmi zbulojnë se BE po merr në konsideratë aftësimin për ndalim në distancë të çdo automjeti në territorin e saj.

Sulmet terroriste të javëve të fundit në Austri e Francë kanë rihapur debatin për inkriptim elektronik të automjeteve dhe kontroll të imtësishëm të aplikacioneve te mesazheve si WhatsApp, Signal apo Telegram me qëllim që autoritetet të monitorojnë komunikimet e njerëzve të dyshuar për terrorizëm apo të përfshirë në pornografi me të mitur.

Një draft i teksteve i dalë në media thotë se një kuadër i ri ligjor nevojitet për të “mbrojtur njerëzit në Evropë nga islamizmi”.

Në të thuhet se “autoritetet kompetente duhet të kenë akses në të dhënat, në mënyrë të ligjshme dhe specifike, njëkohësisht duke mbrojtur të drejtat themelore dhe duke ruajtur sigurinë kibernetike”.

Aktivistë të të drejtave dixhitale paralajmërojnë se ligji do të ketë pasoja dëmtuese mbi të drejtat civile.

Edhe në 2014, dokumente të dala në media tregonin se Brukseli fshehtësisht po mendon për një aparat që aftëson policinë të ndalojë automjetet në distancë.

Propozimet janë pjesë e objektivave kyçe të ligjit për “Teknologji ligjvënëse në Evropë”, ku përfshihet një “zgjidhje teknologjike që të kthehej në standard të prodhimit të të makinave që hyjnë në tregun evropian”.

Por Tony Bunyan, drejtor i grupit monitorues të të drejtave civile në Evropë, Statewatch, tha: “Ne i dimë të gjitha problemet që lindën nga shtimi i të pushteteve të policisë me kalimtarët. Përse nevojitet që këto makina të ndalohen? Për këtë duhet të kemi prova që kjo është një problem, dhe më pas një manual udhëzimesh duhet të krijohet për mënyrën sesi teknologjia do të përdoret”.

Planet e mbikqyrjes dhe ndalimit të makinave në distancë janë miratuar nga Komisioni i Bashkëpunimit për Sigurinë e Brendshme të BE, i njohur si Cosi. /Express.co.uk/

FOTO GALERI
1/3
Kreret e BE, Ursula von der Leyen dhe Charles Michel

Top Channel