Zbulohet strategjia e Trump, presidenti po planifikon të “sabotojë” momentin e betimit të Joe Biden

29/11/2020 01:19

Donald Trump thuhet se po mendon të mbajë një event me mbështetësit e tij gjatë inaugurimit të presidentit të zgjedhur, për të njoftuar kandidimin e tij në vitin 2024, madje raportohet se ai ka thënë se mediat do të vazhdojnë të ndjekin atë pasi të largohet nga Shtëpia e Bardhë sepse Joe Biden është ‘i mërzitshëm’.

Tre burime të afërta me presidentin i thanë “The Daily Beast” se ai po mendon mënyra të ndryshme për të bojkotuar administratën e Biden dhe për të vjedhur momentin e tij kur të betohet si presidenti i 46-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Dy nga burimet thanë se Trump po konsideron të caktojë një event startues për fushatën e tij në Shtëpinë e Bardhë 2024, i cili mund të përkojë me javën e inaugurimit ose me vetë datën e ceremonisë.

Top Channel