Të blesh nga makina/ Gjetja e tregtarëve bavarezë

29/11/2020 16:03

Tregtarët, të goditur rëndë nga pandemia e koronavirusit, janë bërë së fundmi krijues në përpjekje për të rimarrë veten ekonomikisht…

Kështu, tregtarët në Bavari, të Gjermanisë, kanë menduar ti shndërrojnë tregjet e zakonshme të krishtlindjeve, që njerëzit i frekuentojnë shumë në këtë periudhë të vitit, në tregje drive-in; pra në tregje ku mund të blesh direkt nga makina, pa qenë nevoja për të zbritur prej saj. Në këtë mënyrë, mund të evitohen kontaktet dhe infektimi po ashtu. Në tregun e krishtlindjes në Landshut të Bavarisë, shoferët mund të blejnë nga sedilja e tyre, verë, ëmbëlsira ose kekë, duke patur në të njëjtën kohë edhe mundësinë të shijojnë atmosferën festive, pavarësisht kufizimeve të lidhura me pandeminë e koronavirusit.

Për vetë tregtarët, kjo gjetje i ndihmon ata financiarisht pasi sigurojnë të ardhura që nuk do të mund ti siguronin në mënyrë tjetër. Por sidoqoftë, ata e shohin veten larg niveleve të krishtlindjeve të shkuara kur njerëzit u suleshin tregjeve festive dhe shpenzonin shumë më shumë…

Top Channel