Monoliti misterioz/ Utah, zhduket në mënyrë enigmatike

29/11/2020 15:51

Një monolit misterioz metali që u gjet në shkretëtirën e Utah-s, pati ndezur një mori polemikash për shfaqjen e tij, ndërkohë që tani, në mënyrë po aq misterioze, është zhdukur.

Në vend të tij, sipas mediave lokale, është gjetur një piramidë metalike dhe gurë të vendosur mbi njëri tjetrin. Për zyrën për menaxhimin e territorit, në Jutah, ka edhe raporte të besueshme, sipas të cilëve, objekti është zhvendosur nga disa persona të panjohur, të premten. Zyra ka shpjeguar në një komunikatë se nuk ka patur rol në zhvendosjen e strukturës që konsiderohej pronë private. Por, në lidhje me ngjarjen ka nënvizuar edhe se ajo nuk heton raste të tilla që menaxhohen në fakt nga zyra e sherifit lokal.

Shtylla e shndritshme trekëndëshe që ngrihej për tre metra e gjysmë mes shkëmbinjve të kuq të Jutah-s, u pa më 18 nëntor nga funksionarë lokalë. Edhe pse këta të fundit kishin refuzuar të zbulonin pozicionin e objektit, për shkak të frikës se ai do të tërhiqte turistë kuriozë, disa eksploratorë kishin qenë në gjendje ta lokalizonin.

Lajmi për zbulimin u bë viral dhe shumëkush e krahasoi objektin me monolitët e çuditshëm alienë në filmin e fantashkenës së Stanley Kubrick, odise në hapësirë. Disa vëzhgues kanë nënvizuar ndërkohë edhe ngjashmërinë e objektit me veprën e john McCracken, një artisti amerikan që ka hetuar për një periudhë në Nju Meksiko dhe është ndarë nga jeta në 2011.

Top Channel