Deputetja Rudina Hajdari dhe anëtarët e tjerë të nismës “Thurjes” po bëjnë një prezantim të partisë ditën e sotme.
Sipas Hajdarit, pas 30 vitesh sipas saj më në fund ka shpresë por ajo që duhet është bashkimi i të gjithë shqiptarëve.
“Ne themi pse është e pasur Norvegjia dhe ne jo, si mund të jetë i varfër një vend me dy dete? Më në fund pas këtyre 30 viteve të gjata sot ka shpresë sepse shpresën tonë nuk na e vjedhin dot. Shqipëria nuk është aspak një vend i varfër siç kanë dashur ta bëjnë gjatë këtyre viteve. Ka dy bregdete për tu pasur zili. Ka fushën e naftës më të madhe, ka burime të stërmëdha të kromit më të lakmuara. Jemi të pasur por të vjedhur, por shpresën tonë nuk na e vjedhin dot. Ata janë pasuruar dhe kanë avancur me jetën e tyre. Por Shqiptari ka mbetur në vend numëro, shpresa është në këtë sallë sot. Shpresa është te bashkimi sot. Na duhet bashkimi, lajmi i mirë është se bashkimi ka nisur. Ndaj po ju shtrij dorën. Ka shpresë dhe shpresën nuk na e vjedhin dot”, tha Hajdari.
Top Channel