SHBA përballë një paradoksi, njeriu që drejton kartelin më të rrezikshëm të drogës është… amerikan
Protestues në të gjithë Francën dolën sot në protesta masive kundër ligjit të urryer që ndalon filmimin e fytyrës së policëve në veprim, për të cilin publiku dhe kritikët kanë thënë se nxit pandëshkueshmërinë dhe shkeljet e të drejtave nga organet e ligjit.
Protestuesit ishin organizuar në shumë qytete të mëdha si Paris, Marseilles, Lyon, Brest e Nice, megjithë kufizimet e pandemisë së Covid-19. Ngjarja kryesore po zhvillohet në sheshin Place de la République në kryeqytet.
Demonstruesit ngritën zërin e tyre kundër ligjit të sigurisë publike të aprovuar në parlament kësaj jave, i cili ndalon filmimin e oficerëve të policisë në detyrë çka sipas tyre shoqërohet me gjobë €45,000 madje dhe një vit burg, me qëllim mbrojtjen nga publikimi i identitetit të tyre apo ngacmimet online.
Kritikët thonë se kjo mund të përdoret kundër gazetarëve që dokumentojnë brutalitetin e policisë apo forma të tjera të abuzimeve, duke shkelur lirinë e shprehjes.
Protestat u organizuan nga sindikatat e punës por mbështetësit e tyre ishin të shumtë.
Vetëm dy ditë më parë tre policë francezë u filmuan duke rrahur brutalisht një person me ngjyrë në studion e tij private, pas një debati që kishte lindur për mos-mbajtjen e maskës në rrugë.
Lëvizja e Jelekëve të Verdhë në Francë ka ndezur ndjenjën pakënaqësisë popullore për pabarazinë ekonomike. Abuzimet e policisë ndaj njerëzve me ngjyrë janë bërë më të dukshme vitet e fundit vetëm falë kamerave të celularëve dhe mediave sociale.
PARIS – Très forte mobilisation pour la #marchesdeslibertes contre la #LoiSecuriteGlobale pic.twitter.com/VFe2pGvDSY
— Clément Lanot (@ClementLanot) November 28, 2020
Top Channel