13 vjeçarja mbetet shtatzënë pas përdhunimit nga xhaxhai gjatë izolimit të koronavirusit

28/11/2020 16:49

Një 35-vjeçar është akuzuar për abuzim seksual dhe përdhinim të mbesës së tij 13-vjeçare gjatë muajve të izolimit të koronavirusit në Indi.

I dyshuari është arrestuar dhe burgosur në qytezën e Mahbubabad për përdhunimin e fëmijës, me të cilën jetonte në fshatin e izoluar të Kurivi Mandal.

Tmerri doli në dritë kur prindërit e çuan fëmijën në një klinikë prej shqetësimeve, ku u konfirmua se ishte pesë-muajshe shtatzënë, raporton The Times of India.

Inspektori i policisë J Shankar tha: “Burri ka shfrytëzuar seksualisht viktimën për afro pesë muaj”.

Një incident i ngjashëm u raportua më herët dhe në qytetin indian të Navi Mumbai, ku një burrë u arrestua për përdhunimin dhe shtatzaninë e një vajze 25-vjeçare.

Edhe në këtë rast zbulimi i ngjarjes u bë kur adoleshentja nisi të ankohej për dhimbje barku, kur dhe u zbulua që ishte shtatzënë.

FOTO GALERI
1/3
Prindërit kuptuan per abuzimin kur e çuan fëmijën në një klinikë prej shqetësimeve

Top Channel