Miss Universe Albania flet për herë të parë për të dashurin: Bashkë që në 9-të vjeçare

27/11/2020 17:42

Paula Mehmetukaj, vajza që rrëmbeu kurorën e “Miss Universe Albania” ishte pjesë e “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, nga ku foli për herë të parë për jetën personale.

Ajo pohoi se nuk ka pasur asnjë llogari zyrtare në rrjetet sociale pasi prej shumë vitesh po shijon një lidhje dashurie.

“Unë kam qenë një njeri pa asnjë rrjet social prej gati 7-8 vitesh. Dhe të qenit “Miss Universe Albania” ishte një presion shumë i madh. Për një periudhë të gjatë unë jam në një lidhje. Me partnerin tim jam njohur që në 9 vjeçare. Ai është pak vite më i madh se unë, kurse unë kam qenë 14-15 vjeç”, tregoi Paula, duke theksuar se ndihet e lumtur që partneri është një nga mbështetësit e saj më të mëdhenj.

FOTO GALERI
1/10

Top Channel