Në 24 orët e fundit janë shënuar 406 humbje jete si pasojë e Covid-19 në Iran, kështu numri i përgjithshëm i viktimave ka arritur shifrën 47.095

Zëdhënësja e Ministrisë së Shëndetësisë së Iranit, Sima Sadat Lari, njoftoi se në 24 orët e fundit janë shënuar 14.051 raste të reja me COVID-19, duke e çuar numrin e përgjithshëm të rasteve në 922.397.

5.860 nga të prekurit me COVID-19 ndodhen në gjendje të rëndë dhe numri i të shëruarve deri më tani ka arritur në 640.065.

Në Iran më parë ishte njoftuar se duke filluar nga 21 nëntori bizneset jothelbësore do të mbyllen për 15 ditë në më shumë se 150 provinca dhe rrethe të cilësuara në kategorinë e rajoneve “me rrezik të lartë”, përfshirë kryeqytetin Teheran.

Siç është raportuar, në të njëjtën mënyrë për 15 ditë ndalesa e automjeteve në trafik do të vazhdojnë nga ora 21:00 në mbrëmje deri në 04:00 të mëngjesit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA