Sot 1 vit nga tërmeti tragjik, Xhaçka: U ringritëm edhe më të fortë se më parë

26/11/2020 10:24

Sot bëhet 1 vit nga tërmeti 6.4 ballë me pasoja tragjike i datës 26 nëntor të vitit të kaluar, ku u shuan 51 jetë e me mijëra persona mbetën pa shtëpitë e tyre.

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka përmes një postimi në ‘Facebook’ kujton viktimat e 26 nëntorit, një tragjedi që tronditi jo vetëm tokën por akoma më shumë zemrat e mijëra njerëzve në Shqipëri.

Postimi i plotë:

U ringritëm edhe më të fortë se më parë.
I paharruar kujtimi i viktimave të 26 nëntorit 2019, tragjedisë që tronditi jo vetëm tokën, por akoma dhe më shumë zemrat e mijëra njerëzve në Shqipëri e përtej saj.
#SiNjëFamilje🇦🇱

FOTO GALERI
2/3

Top Channel