Dile Përgega

Gazetarja Anila Hoxha mbrëmjen e sotme ndodhet tek familja Përgega në Proto Romano, të cilët jetojnë prej një viti në një kontenier.

Ata mbetën pa shtëpi pas tërmeti të 26 nëntorit të vitit që lamë pas. Familja prej 11 anëtarësh po jetojnë mes varfërisë dhe kushteve monstruoze prej një viti tashmë.

“Shtëpia gjendet mes gërmadhash, kantier ndërtimi mes shufrash hekuri, familjes i është dhuruar një kontenier i veshur nga qese plastamsi. Një pjesë e anëtarëve është larguar drejt vendlindjes në Pukë. Në kontenier ka krevate marinarë , e krijuar e rregulluar nga ata”, tha Anila Hoxha.

Dile Përgega, pjesëtare e familjes së dëmtuar nga tërmeti tha se kontenierin ua ka sjellë Kisha dhe qeveria u ka sjellë vetëm ndonjë ndihmë.

“Bona letrat për shtëpinë, e panë e nxorën të pabanueshme më pas të banueshme, i morra ato 5 milionë lekë dhe nisëm që ta restauronim. Filluam e na ra soleta, në gusht. Më pas i hoqëm e filluam duke punuar aty. Askush nuk na ka ndihmuar. Kontenierin na e sollën murgeshat, qeveria na ka sjellë naj ndihmë ushqimore. Kam kërkuar ndihmë kam folur, ka ardhur Ferdinand Xhaferri, më ka sjellë një makinë. Kanë punuar çunat, kanë blerë hekur, lidhur me plastmas për këtë”, tha ajo.

Emisioni “Open “ mbrëmjen e sotme po diskuton me panelin e ekspertëve dhe lidhjeve live me gazetarët se sa është mbajtur premtimi i rindërtimit nga ana e qeverisë.

FOTO GALERI
2/24

Top Channel