Chelsea dhe Sevilla sigurojnë kualifikimin, Rennes-Krasnodar për vendin e tretë

25/11/2020 00:52

Chelsea dhe Sevilla janë skuadrat e parë që sigurojnë kualifikimin në fazën tjetër të Championsit, pasi i fituan ndeshjet respektive në ruandit e katërt të sfidave në grupe.

Londinezët mposhtën 1-2 Rennes ndërsa andaluzët iu imponuan me të njëjtin rezultat (1-2) Krasnodarit në sfidat e vlefshme për Grupin E.

Skuadra e drejtuar nga Frank Lampard shënoi e para në sfidën ndaj Rennes me talentin Hudson-Odoi në pjesën e parë, ndërsa 5 minuta para përfundimit të kohës së rregullt barazoi Guirassy. Gjithsesi, në kohën shtesë Giroud realizoi golin e ftores për Chelsea-n.

Sevilla hapi dhe mbylli Serinë e golave ndaj Krasnodarit me autorë Rakitic (4′) dhe El Haddadi (90+5′), ndërsa për rusët e Krasnodarit barazoi përkohësisht Wanderson. Chelsea e Sevilla kryesojnë grupin me nga 10 pikë, ndërsa Rennes dhe Krasnodari, me nga vetëm 1 pikë do të luftojnë për vendin e tretë që i lejon të vijojnë në Europa League.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA