U etiketuan ekstremistë/ Rusia bastis ambjentet e Dëshmitarëve të Jehovait (Fotot)

24/11/2020 15:35

Autoritetet ruse kanë arrestuar sot anëtarët e grupeve kristiane të Dëshmitarëve të Jehovait në Moskë dhe 20 rajone të tjera, si pjesë e hetimeve mbi grupin e etiketuar zyrtarisht si “ekstremist,” thanë autoritetet.

Video të publikuara nga zyra federale e hetimit në Moskë tregonin oficerë të maskuar që thyenin dyer apartamentesh dhe më pas duke shfaqur valuta ruse dhe të huaja, të sekuestruara pas kontrolleve.

Në një deklaratë ata thonin se Dëshimitarët e Jehovait kishin mbajtur “mbledhje sekrete” ku studiohej literaturë fetare dhe rekrutoheshin anëtarë të rinj.

Bastisjet ishin pjesë e hetimeve mbi aktivitetet ekstremiste të Qendrës Organizative të Dëshmitarëve të Jehovait nga qershori 2019 deri aktualisht.

Gjykata e Lartë e Rusisë ka ndaluar grupin e Dëshmitarëve të Jehovait në prill 2017.

“Ministria e jashtme ruse dhe FSB [Shërbimi Federal i Sigurisë] kanë kryer kontrolle në Moskë dhe në rreth 20 rajone të tjera të vendit,” tha në një deklaratë komiteti i hetimit të Moskës, pa qartësuar nëse ishin arrestuar besimtarë apo organizatorë.

Nëse shpallen fajtorë të ndaluarit mund të përballen me deri në 10 vjet burg.

Ndërkohë organizata ka thënë më parë se që prej vitit 2017 rreth 400 ndjekës të saj në Rusi janë ndaluar, dhjetë prej të cilëve janë dënuar me burg.

FOTO GALERI
3/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA