Ministrja e Arsimit Evis Kushi gjatë një konference të zhvilluar online me gazetarët ka thënë se duke nisur nga data 1 janari e vitit që vjen, paga e mësuesve do të rritet me 15%.

Kushi foli edhe për përfitimin e librave falas, ku sqaroi se vitin e ardhshëm edhe nxënësit e klasave të gjashta dhe të shtata do të përfitojnë nga kjo skemë.

Evis Kushi: Në vitin 2021 paga e mësuesve do të rritet me 15%. 75.8 miliardë lekë është buxheti për arsimin në vitin 2021. 250 mijë nxënës do të përfitojnë nga skema për libra falas. Këtë vit do të ketë libra falas edhe për klasat e gjashta dhe të shtata. Qëllimi ynë është që të kemi më shumë mësues ndihmës. Sot është e pamundur që një mësues të punësohet nga partitë, kjo nuk ndodh, punësimi vjen vetëm nga portali.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA