Elon Musk barazon Bill Gates si njeriu i dytë më i pasur në botë

24/11/2020 20:24

Ngritja “raketore” Elon Musk mes njerëzve më të pasur të botës, vazhdon pa ndalim.

Kreu i Tesla kishte rritur dje pasurinë e tij në $127.9 miliardë pas rritjes rekord të vlerës së aksioneve të makinave të tij elektrike, njoftonte agjencia Bloomberg Billionaires e cila gjurmon ecurinë e 500 njerëzve më të pasur të botës.

Për rreth dy orë Musk ishte mbi Bill Gates në indeksin e milionerëve, kur pasuria e kreut të Microsoft llogaritej në $127.7 miliardë. Leximet e sotme të indeksit Bloomberg i vendosnin të dy në barazim me $128 miliardë secili.

Pasuria e Musk është e lidhur drejtpërdrejt me fatin e Tesla, në të cilën raportohet se zotëron 20%, të aksioneve sipas Bloomberg.

Në vitin 2020, aksionet e Tesla janë rritur në 524%. Aktualisht kreu i rrjetit Amazon, Jeff Bezos mbetet më i pasuri në botë me $182 miliardë.
Përveç Tesla, Musk kujdeset edhe për grupin hapësinor SpaceX, i cili së fundmi misionin e Nasas drejt stacionit ndërkombëtar hapësinor.

Ai është gjithashtu baba i gjashtë fëmijëve dhe drejtues i Fondacionit Musk, organizata e kërkimeve për energjinë e rinovueshme, pediatrinë dhe njerëzit në hapësirë, shkruan CNN.

Lexo edhe https://top-channel.tv/2020/09/21/elon-musk-shpreh-mendimet-e-tij-per-bill-gates-ato-nuk-jane-fare-pozitive/

FOTO GALERI
3/16

Top Channel