Real Madridi dhe Interi kanë filluar negociatat rreth një shkëmbimi potencial ku do të përfshihen mesfushorët Christian Eriksen dhe Isco, raporton “Sky Germany”.
Reprezentuesi nga Danimarka po dështon totalisht që prej se iu bashkua Interit nga Tottenhami dhe “Neroazzurrët” janë të gatshëm të heqin dorë nga basti i tyre.
Nga ana tjetër, Isco, gjithashtu ka kërkuar disa herë që të largohet nga “Santiago Bernabeu” për shkak të minutazhës shumë të vogël në fushë.
Megjithatë, ka një rrugë shumë të gjatë përpara deri tek arritja e një marrëveshje ndërmjet dy klubeve. Nga njëra anë, Real Madridi e vlerëson Iscon me 70 milionë euro, ndërsa Eriksen e kishte kushtuar Interit 30 milionë euro kur u transferua nga Tottenhami para 10 muajve.
Top Channel