
“Do ta formojmë qeverinë e re para Pashkëve”, kancelari i ardhshëm gjerman: Duhet të dalim sa më shpejt nga ky ngërç
24/02 10:40
Këngëtari Ricky Martin dhe bashkëshorti i tij, Jwan Yosef dëshirojnë ta zgjerojnë sërish familjen.
Ata u bënë prindër për herë të katërt në tetorin e kaluar dhe kanë deklaruar se kanë ndërmend që ta zgjerojnë më tej familjen e tyre prej 6 anëtarësh.
“Adhuroj familjet e mëdha” ka shpjeguar ylli i muzikës latine. “Jam me shumë fat për familjen që kam krijuar. Shumë njerëz mund të më quajnë të çmendur, por unë i adhuroj familjet e mëdha”, ka shtuar ai.
Ricky është shprehur se dhe bashkëshorti i tij Yosef pret me padurim për një fëmijë të pestë. Martin ka shtuar gjithashtu që në rast se kjo do të ndodhë, rai i ka gati dhe embrionet.
Top Channel