“Vaksina e koronavirusit të Universitetit të Oksfordit / AstraZeneca është deri në 90 për qind efektive dhe mund të ruhet e sigurt në një frigorifer standard” këto janë rezultate paraprake për vaksinën anti -covid-19.
Gjatë eksperimenteve u panë dy regjime të ndryshme se si trupat përgjigjeshin. Sipas shkencëtarëve kur përdoret pak në sasi, rezultati është më i kënaqshëm. Thënë ndryshe një gjysmë nga doza e vaksinës e ndjekur nga një dozë e plotë me të paktën një muaj larg ishte 90% efektive. Një regjim i dytë duke përdorur dy doza të plota me një muaj larg ishte 62% efektiv. Kështu rezultatet e kombinuara treguan një normë mesatare të efikasitetit prej 70%.
Zbulimi për të shpëtuar jetën nga virusi, shihet si shansi më i mirë i Britanisë për inokulimin masiv të popullsisë deri në fund të pranverës, sepse Boris Johnson ka urdhëruar 100 milion doza.
Vaksinat e zhvilluara nga Pfizer dhe Moderna në SH.B.A. kanë treguar mbrojtje prej 95 përqind – por të dy duhet të ruhen ndërmjet minus 75C dhe minus 20C dhe janë deri në 24 herë më të shtrenjta.
Universiteti i Oksfordit / AstraZeneca tha sot se ata nuk kanë gjetur raste serioze Covid-19 midis asnjë prej 20,000 personave që morën vaksinën në Mbretërinë e Bashkuar dhe Brazil.
Provat zbuluan se vaksina është 90 përqind e efektshme në luftimin e virusit vrasës kur administrohet fillimisht si gjysmë doze dhe pastaj një dozë e plotë një muaj më vonë. Kjo bie në 62 për qind kur dikujt i jepen dy doza të plota në muaj me diferencë.
Shkencëtarët thanë që gjysmë-dozat për goditjen e parë do të thotë që më shumë njerëz mund të inokulohen sepse vaksina do të shkojë më tej.
Në muajin gusht, Bashkimi Europian arriti një marrëveshje me AstraZeneca për blerjen e të paktën 300 milionë dozave të vaksinës potenciale kundër COVID-19. Komisioni Evropian, i cili negocioi në emër të 27 vendeve anëtare të BE-së, tha se marrëveshja përfshin mundësinë për të blerë edhe 100 milionë doza shtesë nëse vaksina e kësaj kompanie rezulton e sigurt dhe efektive. Blloku ka njoftuar se do t’u dhurojë vaksina anti COVID -19 nga AstraZeneca vendeve me të ardhura të ulëta dhe të mesme.
Ndër përfitueset e kësaj vaksine dhuratë nga BE-ja është dhe Shqipëria pasi sipas klasifikimit të Bankës Botërore ajo dhe i gjithë rajoni i Ballkanit Perëndimor bën pjesë në vendet me të ardhura të mesme.
Top Channel