Everton fitoi 3-2 në fushën e Fulhem në një përballje ku talenti Kalvert Ljuin la shenjën e tij të radhës këtë sezon.
E diela me diell dhe një impiant në rikonstruksion si Krejvën Kotixh buzë lumit Tamiz, inspiruan skuadrën e trajnerit Anceloti në rikthimin te rezultate pozitive.
Skuadra që e nisi si pretendente për Champions por humbi shumë në hierarki pas një barazimi e 3 disfatave, u imponua minimalisht ndaj londinezëve që gjithsesi dolën me kokën lart, dhe mund të pendohen shumë për penalltinë e humbur.
Pas vetëm një minute lojë, Kalvert Ljuin prishi ekuilibrat por Rid arriti të barazonte për Fulhemin. U desh sërish një shpikje e talentit shpërthyes të Evertonit për ti dhënë miqve avantazhin që e thelluan me Dokure’. Në fraksionin e dytë Loftus Çik ngushtoi distancën por në momentin më të mirë, Fulhem humbi një penallti me kavaleiro, që mund ti kishte dhënë pikë.
Top Channel