Anastasia Pokreshchuk njihet tashmë si gruaja me “mollëzat më të mëdha në botë”. Por modelja groteske “me influencë” në rrjetet sociale, dukej shumë ndryshe para se niste mbushjet estetike të fytyrës.
Para se të shpenzonte më shumë se 2000 euro në operacione, Pokreshchuk vlerësonte bururinë e saj natyrale. Modelja ukrainase kishte një fytyrë elegante dhe flokë të mrekulueshëm me onde.
Por një dekadë pas pamjeve të saj natyrale, 39-pësoi ndryshime dramatike.
Pas mbushjes së parë të mollëzave në moshën 26 vjeçare, ato nisën të projektoheshin jashtë fytyrës së saj.
Anastasia bëri gjithashtu mbushje të buzëve dhe injektoi Botox në zonën e ballit.
Ndërsa në vend të kaçurelave të saj natyrale të errëta, ajo i drejtoi flokët dhe i leu në ngjyrë rozë në sil Barbie.
Tashmë ajo thotë se nuk e mban mend sesa herë ka bërë injeksione në fytyrë. Por megjithëse shumë tallen me pamjen e re, ajo thotë se e adhuron veten e saj.
Pokreshchuk ka thënë më parë: “Pas injeksioneve, kur pashë ndryshimin në mollëza, rashë në dashuri me to. I thashë se dua të duket gjithmonë kështu, por më vonë nisa të bëj vetë injeksionet në pjesë të ndryshme të fytyrës. E kuptoj që për disa njerëz mund të duken të çuditshme por nuk merakosem.”
Modelja ‘influencuese’ thotë se shpreson të shtojë edhe paraqitjen e saj me një operacion.
“Dua të bëj një rritje të gjoksit sepse natyra nuk më ka falur gjokse fare”.
Top Channel