Lazio do të rikthehet në fushë nesër në transfertën ndaj Crotones, ndërsa trajneri Simone Inzaghi mund të buzëqeshë, pasi organika e skuadrës ka nisur të plotësohet dhe ndryshe nga dy javë më parë, nuk është më në gjendje alarmi.
Në konferencën e sotme për shtyp trajneri foli për situatën me Ciro Immobilen, të infektuarit e tjerë me koronavirus, por edhe kundërshtarin e nesërm, të cilin e vlerësoi maksimalisht për mënyrën e lojës dhe impenjimin në fushë.
Immobile – Më në fund negative dhe e kam parë shumë të impenjuar. Në seancat e fundit stërvitore me grupin, ka qenë i motivuar në maksimum dhe nesër dëshiron të jetë me çdo kusht në fushë.
Luis Alberto – Ka qenë një javë e ngarkuar në aspektin personal për të, pasi edhe vetë është i ndërgjegjshëm që ka bërë një budallallëk. Megjithatë në stërvitje ka punuar shumë mirë dhe është gati të kontribuojë në fushë, ndonëse e di që gjoba është e pashmangshme.
Situata me të prekurit nga koronavirusi – Dje kemi rikuperuar Strakoshën, por presim ende lojtarë si Luis Felipe, Lulic, Milinkovic-Savic e Escalante. Na pret një muaj shumë impenjativ, por të paktën tani situate është mirë dhe nuk jemi në emergjencë për futbollistë.
Transferta ndaj Crotones – Janë një kundërshtar që luan mirë dhe ka një identitet të sajin si brenda, ashtu edhe jashtë fushës. Ka lojtarë cilësorë, që impenjohen maksimalisht, ndaj na pret një 90-minutësh shumë i ngarkuar.
Top Channel