Britania e Madhe kërkon rishikim të vaksinës së “Pfizer/BioNTech”

21/11/2020 08:24

Qeveria britanike i ka kërkuar rregullatorit të saj shëndetësor të rishikojë vaksinën antiCOVID-19 të “Pfizer / BioNTech”, ndërkohë që një pjesë e Skocisë forcoi kufizimet dhe Irlanda e Veriut vendosi të aplikojë një bllokim të ri dyjavor.

“Mund të konfirmoj se qeveria i ka kërkuar zyrtarisht MHRA-së (Autoriteti Rregullator i Shëndetit të Barnave) të vlerësojë vaksinën e BioNTech / Pfizer për të parë nëse është e përshtatshme për standardet shëndetësore britanike”, tha ministri i Shëndetësisë, Matt Hancock, në një konferencë për shtyp.

BM, vendi më i prekur në Evropë nga epidemia, me më shumë se 54 000 të vdekur, tashmë ka porositur 40 milionë doza të kësaj vaksine dhe shpreson të marrë 10 milionë deri në fund të vitit.

Top Channel