Anëtarët e LSI po votojnë/ Votim fizik në qendra votimi, por edhe votim on line

21/11/2020 19:49

Lëvizja Socialiste për Integrim votoi per delegatet e Konventës Kombëtare te dhjetorit, forum nga i cili do dale ekipi drejtues i partisë. Monika Krymadhi votoi ne selinë e LSI ku  tregoi me vepra se per maskën ndjek vetëm rregullat e partisë dhe jo te qeverise.

Monika Kryemadhi: Mesa duket partia ma mbledh, nuk ma mbledh dot njeri tjetër. Vijoj te mendoj se maska është element qe mbahet ne ambientet e mbyllura. Njerëzit duhet ta mbajnë se besojnë, s’duhet ta mbajnë se i kercenojne.

Anetaret e LSI u ftuan te votojne edhe per kryetarin e ri.  Ne fletën e votimit e vetmja zgjedhje ishte Monika Krymadhi.

Monika Kryemadhi: Nuk kemi pse zhvillime nje fare fiktive. Nuk ka pasur asnje kandidat tjetër. Nuk mendoj qe pozicioni I Monikes me pozicionin e Edi Rames ja e njëlloj. Monika nuk ka frike nga gara nuk ka frike nga zgjedhjet.

Kodi i ri elektoral i jep mundesine kryetareve te partive te kandidojnë ne 4 qarqe. Kryemadhi zbuloi se nje nder opsionet  e saj është Fieri.

Monika Kryemadhi: Te jeni te bindur se ne qarqet me te vështira do te kandidojnë Monika Kryemadhi. Fieri është një nga qarqet.

Per formulën e kolacionin parazgjedhor do pritet zgjedhja e forumeve te reja  te reja.

Monika Kryemadhi: Në Konventën e 5 dhjetorit, delegatët që do të dalin sot, do të jenë ata që do të zgjedhin edhe strukturat drejtuese të LSI-së.

Anetaret e LSI votuan përmes dy mënyra fizikisht dhe online, nderthurje e cila do te zbatohet edhe per fushatën elektorale.

Top Channel