
LIVE/ Nis ceremonia e pritjes së Presidentit të Emirateve të Bashkuara Arabe, Mohamed bin Zayed Al Nahyan
23/02 16:12
Një “like” i nisur nga llogaria zyrtare në Instagram e Papa Françeskut në drejtim të një modeleje braziliane ka detyruar Vatikanin që të çelë një hetim mbi çështjen.
Nuk dihet ende se kur ndodhi pëlqimi i fotografisë së Natalia Garibott-it, e cila në atë foto mbante një veshje provokuese. Zyrtarët e Selisë së Shenjtë tani po përpiqen të verifikojnë se si arriti të ndodhte diçka e tillë.
Mundësia që vetë kreu i Kishës Katolike ta bërë këtë veprim përjashtohet kategorikisht, ndaj përpos verifikimeve të veta, zyrtarët në Vatikan i janë drejtuar dhe Instagram-it për shpjegime. Profili i Papës në këtë platform sociale ka më shumë se 7 milionë ndjekës.
Top Channel