Pozitiv me koronavirus, Napoli humbet Armir Rrahmanin!

20/11/2020 20:13

Pas tamponit pozitiv të Elseid Hysaj që është karantinuar prej ditësh, te skuadra e Napolit u regjistrua një tjetër rast me koronavirus te një futbollist shqiptar.

Mbrojtësi Amir Rrahmani u testua që pas kthimit në Itali pas aventurës me përfaqësuesen e Kosovës dhe rezultatet e detyruan të izolohet, e të humbasë një ndeshje të rëndësishme në serinë A si ajo ndaj Milanit të dielën.

Mbrojtësi kosovar që kishte lënë fushën për një dëmtim të vogël ndaj Moldavisë në Prishtinë, mori një surprizë të hidhur edhe pse nuk kishte asnjë simptomë nga kthimi i Ligës së Kombeve. Për trajnerin Gatuszo, ky është një problem i shtuar për sfidën ndaj kuqezinjve, pas mungesave të Osimhen, Ospina dhe shkodranit Elseid Hysaj.

Rrahmani nuk hyri asnjë moment në kontakt me grupin e lojtarëve të tjerë te Napoli që nuk janë rrezikuar. Ndërkohë ka pasur probleme me temperaturën edhe Bakajoko por pa asnjë lidhje me koronavirusin, dhe mesfushori francez në huazim nga Celsi, është stërvitur rregullisht, por prezenca ndaj Milan do vlerësohet vetëm të dielën.

Top Channel