Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike – (IKSHPK) ka njoftuar të premtën se gjatë 24 orëve të fundit 11 pacientë me koronavirus kanë vdekur, ndërsa janë regjistruar 855 raste të reja infektimit.

Ky institut ka kryer 1,930 testime brenda 24 orëve.

“Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 3 raste (73, 72, 64 vjeç), Prizren 2 raste (88, 82 vjeç), Drenas 1 rast (70 vjeç), Ferizaj 1 rast (70 vjeç), Gjakovë 1 rast (71 vjeç), Gjilan 1 rast (79 vjeç), Kamenicë 1 rast (92 vjeç), Mitrovicë 1 rast (82 vjeç)”.

Më së shumti raste të infektimit ka në Komunën e Prishtinës, gjithsej, 298 sosh.

Që nga 13 marsi, kur në Kosovë janë shënuar rastet e para me koronavirus, e deri tash 32,877 raste kanë rezultuar pozitive, ndërsa kanë vdekur 885 njerëz.

Top Channel