E rëndë! I infektuari me COVID kafshohet nga kobra helmuese, mbetet i verbër e i paralizuar…

20/11/2020 16:54

Një burrë i infektuar me COVID-19 u kafshua nga një kobër në Indi, ku si pasojë mbeti i paralizuar si dhe u verbua.

Burri i cili është në rrezik për jetën, i quajtur Ian Jones po punonte në një fshat në veriperëndim të Indisë kur u kafshua nga kobra helmuese. Jones nga ishulli Wight në brigjet jugore të Anglisë ndodhej në vendin aziatik për të drejtuar një ndërmarrje shoqërore, të njohur si Sabirian, e cila ndihmon të varfrit.

Britaniku tanimë është vendosur në kujdes intensiv, pasi kafshimi i gjarprit shoqëruar dhe sëmundjen e COVID-19 i kanë shfaqur mjaft komplikacione.

Top Channel