Burg dhe gjobë komisionarëve/ KQZ vendos rregulla të reja për ata që bllokojnë komisionet e votimit

20/11/2020 19:56

Rastet e bllokimit te procesit zgjedhor për shkak se sekretari KZAZ-se largohej bashke me vulën duket se do jete një histori e së shkuarës.

Komisioni Rregullator krahas detajimit ligjor për zëvendësimin e vulës, vendosi masa shtesë administrative ndaj anëtarëve të KZAZ-ve te cilët do të  ndëshkohen me gjobë deri në 90 mijë lekë nëse shkelja e tyre nuk përbën vepër panale.  Dënimi më i ashpër parashikohet për sekretarin e KZAZ-së për te cilin parashikohet dënim deri 6 muaj burg.

Ngritja e Komisioneve Zonale te Administrimit Zgjedhor brenda janarit u miratua me konsensus nga Komisioni Rregullator. Të drejtën për të propozuar anëtaret e KZAZ-ve do ta kenë partitë politike te cilat kanë prodhuar mandat deputeti ne  nisje te  legjislatures se 2017 duke i dhënë të drejtën partive opozitare  të cilat dogjën mandatin të kenë komisionerët e tyre.

Komisionarët do të vijojnë të jenë zgjedhje e partive politike edhe në 2021, ndërkohë për të shmangur konfliktin e interesit  ato duhet të deklarojnë lidhjet me kandidatët për deputet.  Nëse ndonjë i afërm i tyre deri në brezin e katërt është në fletën e votimit, ata humbasin të drejtën e votës në rast vendimmarrje për të.

Top Channel