Shifra të larta të COVID-it, New York mbyll shkollat

19/11/2020 09:28
New York

Qyteti i New York në SHBA ka mbyllur shkollat publike.

“New York City ka arritur pragun mesatar 7-ditor të testimit të qenurit pozitiv prej 3 për qind. Për fat të keq, kjo do të thotë se objektet e shkollave publike do të mbyllen prej të enjten, 19 nëntor. Duhet të luftojmë kundër valës së dytë të COVID-19” , tha kryetari i bashkisë Bill de Blasio.

Sipas mediave të huaja ka rreth 300 mijë nxënës që mësojnë në shkollat publike të New York.

Richard Carranza, kancelari i Departamentit të Arsimit të Neë York City, tha se duke filluar nga sot, të gjitha mësimet do të vazhdojnë në distancë për të gjithë nxënësit deri në një njoftim tjetër.

Së paku 290 mijë raste dhe 24.100 vdekje janë regjistruar në New York City që nga fillimi i pandemisë.

Sipas të dhënave të Universitetit “Johns Hopkins”, pothuajse 250 mijë njerëz në SHBA kanë humbur jetën dhe 11.4 milionë janë prekur nga koronavirusi.

Top Channel