Janë libra të shumtë që të na mësojnë për të pasur sukses në jetë, por mënyra më e mirë është ta nisim nga vetja jonë, të gjejmë kohë për veten tonë.
Ditën e sotme në “Shqipëria Live” ishin të ftuar motivuesit Eglent Bici dhe Sheki Useini, të cilët treguan se do të ketë një trajtim virtual më 20, 21 dhe 22 nëntor nga sipërmarrësi i njohur shqiptar Vasil Naçi i quajtur “Rruga drejt suksesit”.
Ai është kthyer në burim frymëzimi për qindra e mijëra shqiptarë, jo vetëm sepse është themelues dhe drejtues i një kompanie me sukses, por sepse ofron një model ndryshe për drejtimin dhe zhvillimin e suksesit.
Personat që do të flasin në trajtim janë Hetem Ramadani, Ahmet Shala, Mirela Sula, Sheki Useini. Bici tha në studio se ajo do të mbahet online dhe shumë qytetarë do të jenë mundësi që ta ndjekin.
“Deri më tani mbi 3 mijë të regjistruar. Kam marrë mesazhe nga njerëzit që ti flet për biznesin, çfarë më duhet mua. Por aty flet për jetën për marrëdhënie, objektiva, e gjithë jeta është biznes”, tha ai.
Ndërsa Useini tha se çdokush duhet që të gjejë kohë për veten.
“Në ditë duhet të meditojmë nga 5 deri në 20 minuta, por hapi magjik është që të gjejmë kohë për veten dhe të mendojmë vetëm për veten tonë e frymëmarrjen tonë. Duhet t’i ofrojmë vetes qetësi sepse trupi e di saktësisht se kur është i shëndoshë. Jemi të paduruar që gjërat të zhvillohen dhe fusim në brendësi të trupit antibiotikë të cilat janë anti-jetë”, tha Sheki Useini.
Top Channel