ReLOaD 2020/ Bashkia Shkodër, bashkia me praktikën më të mirë

19/11/2020 14:55

Bashkia Shkodër është vlerësuar sot bashkia me praktikën më të mirë në zbatimin e programit ReLOaD 2020, program i financuar nga Bashkimi EVropian dhe i zbatuar përmes UNDP. 

Në krye të vlerësimit me 90 pikë, Bashkia Shkodër pasohet nga Bashkitë e Tiranës, Përmetit, etj. Çmimi është akorduar sot nga përfaqësues të Programit ReLOaD/UNDP, znj. Misela Dervishi dhe znj. Lorena Gjergji.

Bashkia Shkodër është vlerësuar më e mira për zbatimin e programit për tre vitet e fundit duke përmbushur pesë kritere kryesore:

– Alokimi i fondeve për organizatat e shoqërisë civile.
– Përcaktimi i fushave prioritare dhe disponueshmëria gjatë thirrjeve publike.
– Pjesëmarrja aktive gjatë vizitave monitoruese.
– Kontributi financiar i bashkisë dhe pagesat e kryera në kohë.
– Thirrjet publike të tjera që kanë përdorur metodologjinë LOD.
– Programi ReLOaD nisi në vitin 2017 për të mbështetur demokratizimin dhe pjesëmarrjen aktive të shoqërisë civile në ofrimin e shërbimeve. Që nga nënshkrimi i marrëveshjes, një sërë aktivitetesh e projektesh janë realizuar me sukses në bashkëpunim të ngushtë me organizatat lokale partnere.

Bashkia Shkodër vazhdon të jetë e para në aplikim dhe pas 3 viteve të ruajë të njëjtën renditje, të parët në zbatimin të Programit ReLOaD.

FOTO GALERI
2/6

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA