Komisioni Qendror Zgjedhor i është përgjigjur përmes një letre kërkesës së Partisë Demokratike që kërkonte informacion për ecurinë e punës së KQZ-së në lidhje me vendosjen e kamerave në qendrat e votimit dhe të numërimit të votave.

Në përgjigjen e saj, KQZ-ja sqaron se është duke bërë vlerësimin për kostot financiare të këtij projekti si edhe aspekte të tjera teknike.

“Përdorimi i kamerave monitoruese është në vëmendjen tonë. Do të kalojmë për miratim aktet normative përkatëse, kohë e caktuar për draftim”, thuhet në shkresë.

FOTO GALERI
1/2

Top Channel