Shtetet e Bashkuara të Amerikës është po përballen me valën e dytë të infektimve me Covid-19, dhe sipas shifra edhe vala e dytë është shumë agresive.

SHBA raportoi shifrën më të lartë të vdekjeve brenda një dite nga Covid-19 që kur pandemia ka filluar. Sipas të dhënave të universitetit John Hopkins, gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur jetën 1 mijë e 707 persona. Në total në SHBA numri i viktimave ka shkuar në 250 mijë e 29 persona.

‘Tani koronavirusi po vret një amerikan në çdo minutë’- raportojnë me shqetësim autoritetet amerikane. “Duke parë numrin viktimave dhe duke krahasuar numrin e infektimeve të dy javëve të fundit me ato që ishin më parë, mund të themi se situata sa vjen e bëhet më keq” – tha Dr. Jonathan Reiner, profesor i mjekësisë në universitetin George Washington.

Prej disa ditësh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës raportohen mbi 100 mijë raste të reja infektimi. Kjo ka detyruar autoritetet të marrin masa. Në New York janë mbyllur shkollat, ndërkohë që 2 shtete në SHBA kanë kaluar shifrën e 1 milion të infektuarve në total. SHBA mban vendin e parë në rang global për numrin më të lartë të infektimeve dhe viktimave nga Covid-19.

Top Channel